PDK-ja prezanton Dardan Berishën për kryetar të Suharekës

11 korrik 2025 | 20:48

Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar Dardan Berishën, si kandidat për kryetar të Suharekës, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Në takimin e degës së PDK-së në Suharekë ishte edhe deputeti Enver Hoxhaj, i cili e përshkroi Dardanin si një lider me vizion dhe përkushtim.

“Takim i frytshëm në degën e PDK-së në Suharekë, ku nga strukturat u propozua Dardan Berisha – kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës. Dardani është një lider me vizion, përkushtim dhe guxim për ta çuar qytetin tonë përpara!” shkroi Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë në Pejë kanë…