PDK në Gjilan nominon Riad Rashitin kandidat për kryetar komune

27 qershor 2025 | 22:25

Me vota unanime kryesia e degës dhe struktura e Partisë Demokratike në Gjilan, nominuan kandidaturën e z. Riad Rashiti për të garuar për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Z. Rashiti, plotëson të gjitha kriteret e nevojshme për të garuar nën llogon e PDK-së, sepse rrugëtimi i tij politik tashmë i ka përmbushur pothuajse dy dekada.
Ai përherë ka treguar stabilitet politik, përkushtim, besueshmëri, dije e guxim, thuhet në njoftim.

Dy mandate asambleist i dalluar në Kuvendin Komunal të Gjilanit, dy herë drejtor drejtoratesh, kandidat për deputet e tashmë edhe kryetar dege.

Përtej pozicioneve politike, ai është profesionist i përkushtuar në lëminë e ekonomisë, e ku ka përfunduar edhe magjistraturë në Universitetin e Lublanës në drejtimin menaxhment financiar, fushë në të cilën operon tash e sa vite në sektorin privat.

Kjo e bën atë një kandidat të kompletuar, i cili sjell dije praktike, vizion zhvillimor dhe lidership të dëshmuar, thuhet tutje në njoftim.

Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan beson fuqishëm se z. Riad Rashiti është njeriu i duhur për të udhëhequr komunën në një fazë të re të zhvillimit dhe transformimit, thuhet në fund të njoftimit të PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e ShBA-së vendosi të premten se gjyqtarët individualë…