
PDK në Zvicër intensifikon aktivitetet politike: Të bashkuar jemi më të fortë!
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Zvicër, po vazhdon me aktivitetet e saj politike dhe organizative. Nënkryetari i degës, Adhurim Krasniqi, dhe sekretari, Shaip Kadriaj, kanë zhvilluar një takim me një pjesë të kryesisë së nëndegës së PDK-së në Luzern.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i degës së PDK-së në Zvicër, Shaip Kadriaj, i cili tha se në takim është falënderuar kryesia për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm në aktivitetet partiake.
“Diskutuam rreth regjistrimit për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, si dhe rreth protestës që do të mbahet më 14 shtator 2025 në Hag. Ne, si strukturë, e mbështesim fuqimisht dhe ftojmë të gjithë bashkatdhetarët t’i bashkohen thirrjes së mërgatës për protestë kundër padrejtësisë,” u shpreh Kadriaj.
Ai theksoi se uniteti i strukturave dhe i mërgatës është garanci për forcimin e zërit politik: “Të bashkuar jemi më të fortë!”