Peci: Do të rrënohen ndërtimet pa leje dhe do të lirohen pronat e uzurpuara në Mitrovicë
15 janar 2026
| 11:17
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka paralajmëruar masa ndaj ndërtimeve dhe veprimeve që bien ndesh me ligjin, përmes një postimi publik drejtuar qytetarëve në rrjetin social “Facebook”.
Sipas tij, objektet e ndërtuara pa leje ndërtimore në këtë komunë, do të rrënohen, ndërsa lejet që janë dhënë në mënyrë kundërligjshme, përfshirë ato gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, do të revokohen.
Po ashtu, Peci ka bërë me dije se pronat komunale të uzurpuara do të lirohen. Te dashur qytetarë. Objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen; Lejet ndërtimore të dhëna kundërligjshëm gjatë fushatës, po edhe të tjera, do të revokohen; Pronat komunale të uzurpuara do të lirohen”, ka shkruar kryetari Peci.



