Pengjet në Hagë

05 nëntor 2021 | 19:25

Shkruan: Sali Bislimi

Kaloi një vit i rëndë prej kur u arrestuan udhëheqësit më të lartë dhe komandantët e UÇK-së, të cilët po i nënshtrohen një padrejtësie në emër të drejtësisë.
Edhe Tribunali i Hagës sikurse e tërë bota e dinë se krime në Kosovë kanë bërë forcat shtetërore ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, të komanduara nga kasapi i Ballkanit Millosheviq.
UÇK-ja dhe drejtuesit e saj kanë bërë vetëmbrojtje legjitime në tokën e vet, shtëpitë dhe pronën. Familjet kosovare vriteshin, pa marrë parasysh moshën, gjininë, civil apo ushtar të UÇK-së, me metoda barabartë e terroriste.
Komandantët e UÇK-së në Hagë janë pengje të cilët po mbahen dhunshëm, në saj të të dhënave të prokurorëve serbë dhe shërbimeve sekrete të tyre, të cilat të dëshpëruar nga dhuna e tyre gjenocidale tentojnë alibi dhe amnisti, duke u munduar t’i barazojnë xhelatët e Serbisë me çlirimtarët e Kosovës, luftëtarë të lirisë, demokracisë, barazisë dhe pavarësisë, madje edhe aleatë të NATO-s!
Gjykata Speciale duhet t’i lirojë çlirimtarët dhe të rishikojë këtë tribunal, i cili po e dëmton rëndë Kosovën, pajtimin dhe të ardhmen e paqes në Kosovë dhe të tërë rajonit.
Në asnjë luftë nuk kemi parë të barazohen xhelatët me viktimat, agresorët me çlirimtarët dhe ushtritë okupatore e terroriste me çlirimtarët të cilët luftuan në vendin e tyre, për të vetëmbrojtur qenien kombëtare, vlerat universale të lirisë, barazisë dhe pavarësisë!
Në Hagë e kanë vendin ata të cilët janë përgjegjës për 400 masakra, për vrasjen e fëmijëve, dhunimin e grave dhe vajzave të Kosovës dhe jo ata që në kushte dhe rrethana të pabarabarta u sakrifikuan për të parandaluar ketë terror dhe gjenocid serb!
Ata që mbjellin padrejtësi korrin fatkeqësi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Dhomave të Specializuaram, David Harbach ka braktisur punën…