Pensionohet Dries Mertens

23 qershor 2025 | 17:00

Dries Mertens thotë mjaft. Sulmuesi i njohur është tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 38-vjeçare.

Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur veshur fanellën e skuadrave të ndryshme si PSV, Napoli, sakaq së fundmi u aktivizua në Turqi te radhët e Galatasarayt. Mertens numëron 109 ndeshje me Belgjikën.

Nuk mund të lihet pa përmendur faktin se ai mbahet mend si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Napolit me 148 gola në 397 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka…