Pensionohet infermierja Xhevrije Shala, 44 vite përkushtim në shërbim të pacientëve në Klinikën e Syve

25 korrik 2025 | 13:36

Pas plot 44 viteve punë të palodhshme në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), infermierja e mirënjohur Xhevrije Shala-Lutolli, e njohur nga stafi dhe pacientët si “Motra Xhevë”, i ka dhënë fund karrierës së saj profesionale duke u pensionuar.

Gjatë këtyre dekadave, Motra Xhevë u dallua për disiplinën shembullore, përkushtimin e pandërprerë dhe respektin maksimal ndaj çdo pacienti. Cilësitë e saj profesionale dhe njerëzore e shndërruan në një figurë të dashur mes kolegëve dhe në një shtyllë të rëndësishme të shërbimit oftalmologjik në vend.

Me rastin e pensionimit, kolektivi i Klinikës së Syve organizoi një ceremoni solemne, ku drejtori i klinikës, Dr. Ardian Shabani, i dorëzoi zonjës Shala-Lutolli një mirënjohje me motivacionin:“Për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë punës profesionale në Klinikën e Syve.”

Stafi i klinikës shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për devotshmërinë e saj shumëvjeçare, duke theksuar se puna dhe shembulli i Motrës Xhevë do të mbeten një frymëzim për gjeneratat e reja të infermierëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA ka vendosur një sanksion të ashpër ndaj Federatës së…