PËR NJERËZIMIN, DIELLI MBI DHÉ!

16 tetor 2021 | 21:06

ISA FERIZAJ

* Enver Hoxhës, në 113 – vjetorin e lindjes,
një ‘obelisk’ poetik me 113 katevargje poetike!

Përmbi kalë të historisë,
‘Kalëruar’ koha, rend shfrenuar.
Gjykon kohërat historia,
Në sitë të saj, ato kaluar!

Edhe imi komb, ‘kalëron’,
Ia degjoj atë trokëllimë.
Kundër rrjedhës tek vrapon;
N’ikje ai, ngrys Atdheu vetminë!

Shpatëzhveshuri, zemerprush,
Imi komb, n’krah të historisë.
Dhe ‘Sizifin’, në mit e la ai,
Si shqipe, majave të lavdisë.

Luftrash nuk u lodh, as u tut,
Për liri, askujt s’iu fal, s’iu lut!
Me shpatë rrugën çau, s’u ndal;
Se, ‘Lirinë, askush, s’ta falë’!

Rrënjëlashtë mbi këtë dhѐ,
Legjendar, komb shqiptari!
Atë lavdia, më së shumti,
E pat njohur, pikë së pari.

Ish jetësor populli im,
Më i madhi në Evropë!
Prapa tij, të tjerë popuj,
Ç’u dynden në atë tokë!

Nga i Teutës gjak, ne vinim,
Që e lartoi Ilirinë;
Kem’ themelet në Pellazgi,
Në flamur, e kthyem lavdinë!

Flet Epos lashti Homerik,
Me fjalë shqip, nga t’parët tanë;
Ata, n’madhështi e n’lavdi,
Nëpër ‘Épos’, kudo u panë!

Me mbret Pirro Epirotin,
Krejt, yni gen, e jona ‘farë ’!
Andej e këndej detrave,
Vetem ne, ishim të parë!

Burra trima famëmëdhenj,
Historisë, ne i dhamë;
Prore koha, sa herë desh,
N’ballë t’lavdisë, bijtë tanë!

Kreshnikë, linden tonat troje,
Shtojzovalle, ora, zana;
Assesi, kurrë më trima,
S’kishte si, t’i lindte nëna!

Me armiqtë dhëmb për dhëmb,
Derdhem gjak, për liri e atdhe;
Krenarë, ruajtëm tonat vatra,
Qemë shqiponja, n’tonat fole!

Zemerzjarrtë, me krye n’dritë,
Këtu linden e u plaken:
Barlet, Buzuk, edhe Bud,
Bogdan e Bardh, që shkruan fjalën!

Shekujsh, farëdritën mbollën,
Nuk e shou asnjë tufan.
Këtij dheu, farëdijen hodhën;
Rriti, më frytmirin ky taban!

Këtu shqip, foli dhe ‘Zoti’,
Këtu, gjuha jonë qe hyjneshë;
N’kët’ gjuhë folën ‘hyjni’ moti;
Nxjerr të vertetat, koha në shesh!

Këtu lindi dhe Kastrioti,
Ai lidhi, Besën e madhe;
Këtu lindi ‘i Arbërit shtet’,
Historijona, vigane!

Perandoritë, këtu i thyem,
Dhe Evropën s’e zhgënjyem!
Si n’Mesjetë, n’modernet kohë;
Këtë historia, shqip e thotë!

Përkrah Huniadit, ne luftuam;
Mundem të keqën, bashkë fituam.
Dhe Ferdinandin e ndihmuam.
Me lavdi, krejt armët mbuluam!

Derdhem lumenj gjaku, se luftuam;
S’u thyem betejash, veten nderuam!
Qemë t’parët ne, ndër të tjerë;
Na hapi lavdia, të vetën derë!

N’luftë me vdekjen, fituam jetën;
E bëmë tonën, kohëvlerën.
Folëm ‘shqip’ me historinë;
Prore ‘shqip’, njohëm lavdinë!

Këtu një: Pellazgi, Iliri;
Arbëri e Shqipëri!
Këtu, burra, gra, njëjt’ luftonë;
Për t’vetin dhѐ, vetën flijojnë!

Atdheut zërin kur ia degjojnë;
Tok, sup me sup me shoj-shojnë.
Lidhin besë, hutat rrokin;
Për t’vetat troje, bëjnë ‘Zotin’!

Flet geni ynë, mbi e, nën dhѐ;
Flet lashtësia, do t’flasë për ne!
Mjaft, na helmoi kjo politikë;
Don t’na presë fillin me thikë!

* * *

Këtu lindi, Shqiptarelidhja,
Kryemadhorja, e Prizrenit;
Serish këtu, ngritëm flamur,
Me Malo Vlorën, e truallnderit!

Këtu skuqëm detin me gjak;
Edhe malet shpërthyen llavë.
Në të Vlorës luftëmadhe;
Detin hasmit, ç’ia kallëm flakë!

Këtu thirrem, t’Lushnjës Kongres,
E, t’Pezëlavdisë Konferencë !
U lind, partizanja ushtri,
Legjendarja, ‘urtnoreshkencë’!

Mblodhëm, t’Bujanin Konferencë,
Për Bashkimin, në koherencë;
Këtu mbajtëm, t’Përmetit Kongres.
Kështu, kohëligat futëm në thes!

Këtu lindur qenë: Naimi,
Abdyli, Samiu e Asdreni;
Çajupi, Mjeda e Fishta,
Nol yllori, vigan Migjeni!

Pashko Vasë Shkodrani,
Mic Sokoli, Çerçiz Topulli;
Bacë Bajrami, Boletini,
Avni Rrustemi, atdhetari!

Stuhi t’rrahen, dot s’të shkulen;
Tëra bashkë, jo, s’të munden!
Kur menduan se ta hapën varrin;
Nëno, Kombit ia linde djalin!

Lindi tetori, Kryetrimin;
Me Të njohe , moj, shpëtimin!
Ai gjeniu, ta soll’, ‘Botën e Re’,
Për njerëzimin, Dielli mbi dhѐ!

Enver strategu, kryefitimtar;
Atdheun mbrojti, nga çdo barbar!
Ai shqiptarin bëri, ‘Zot shtëpie’;
Se qe, lavdiburrë shqiptarie!

Me Enverin qemë zot të vetes;
Krenarë ne, n’majat e jetës.
S’njohëm, vlerë as nder kurrë;
Aq, sa na fali, Ai kryeburrë!

Sipas Tij, u formua UÇK -ja,
Nga Kryeheroi, Adem Jashari;
Në nëntorin prushkuq zjarri,
Lindi, komandant Adem Shqitari!

Lindi, partinëna heroinë,
Nëntoryjet e shqiptarisë;
Lavdiyjet, që nga Skënderbeu;
Plot mendjendritur të urtësisë.

* * *

Nëntorët mbarsur, pas Enverit,
Pollën, bushtër tradhtinë;
Në krye të saj, besëprerin,
Koha nxori, faqezinë!

Përmbys nëntorët kryeposhtë,
Tërë nëntorjada, turpëruar;
Se do shpërfaqeshin ashtu,
Kurrë ata, s’e patën besuar!

Mbi të rënët, të tyrin gjak,
Shkeli bushtra e pistradhtia;
S’pat, për Nënë, kush t’marrë hak;
Ç’ra përmbys, në trp, Shqipëria!

Gufoi krimi, n’shesh ligësia,
Sa erdh’ kuçedra në pushtet;
Mjerë atdheu e, shqiptaria;
Nga lukuniçartura, ç’e gjet’?!

Ç’iu vu vendit, flaka e zjarri
Nisi, atdheut, t’i hapej varri!
Nga sytë këmbët, iku rinia,
Me duar në gji, mbet Shqipëria!

Ç’na ra ‘kolerë ’ politika,
Ngriu shpresat, ndaloi jetën!
Rrënoi vlerat, mbolli krimin;
Ç’na rrëzoi, na dha tatëpjetën!

Plot tri dekada, ne rrëzuar ;
Ende në këmbë s’jemi çuar.
Zhag humnerash, jetojmë ferrin;
Si t’lajthitur shajmë, Kryenderin!

Hakut, Ti na dole, Nëna ime;
Ti, birin tënd, për ne e linde!
Na hapi sytë, na nxori n’dritë;
Edhe natën, na pat bërë ditë!

Për shqiptarë e Shqipëri,
Lindi epoka t’madhen parti.
Koha, krye saj, thiri Enverin,
S’rronte lavdia, pa kryenderin!

* * *

Sa shumë bushtra dolën,
Ato pollën, plot ligësi.
Në grykë dhëmbët t’i ngulën,
Moj Lokengrata, Shqipëri!

Ta morën nderin, krenarinë,
S’u erdhi turp, të përdhunuan!
Ç’ta punuan, kobzezat partiçka,
N’sytë e botës, ç’të turpëruan!

Politikëçakallja, ç’t’u sul,
Të kafshoi, si e uritur!
Tërë gjakprishur kryeparët,
Më i moçmi, mendjekrisur!

Majtas, djathtas, sa herë ne,
Varëm shpresa, tek ata besuam;
Bash si varka, në mes dallgëve,
Prej tyre prore, keq pësuam!

Me premtimrrena, ndër fushata,
Plot tri dekada na mashtruan!
Na mbyllen sytë, mpinë trurin,
Për tonin mjerim, shtrenjt paguam!

Tani krizat keq na rrethuan,
Kanë brenda hile, korrupsion.
Sapo kujtuam se iu shpëtuam;
Në stratosphere, çmimi kulmon!

Kjo tokë mbajti, katër milion;
Nuk e njohem ne krizën kurrë!
Se kohëmadhja pat medaljon;
Enver Hoxhën, atë Kryeburrë!

Vjellin vrerë, pleh, pisgojët,
Servilët dhe medjandyrat.
Se e verteta, vret dalabojët;
Pas maskash fshehin pisfytyrat!

Madhështor si Himalaja,
N’gjol tek janë, shohin Enverin.
Ulërijnë ata, ndaj Diellit,
Se dritë tij, ua kall tmerrin.

Politikë vasalja, ndot ;
Baltos, deri në fëlliqësi!
Ta vranë nderin, Nëno, sot;
Ta fëlliqen emrin, ‘Shqipëri’!

Bën pazar me trojet e Tua,
‘Shqiptarja’, plehpolitikë!
Ç’të braktisën, moj Nënë, Ty,
S’dinë, veçse: “Rrofsh, Amerikë”!

Me drogë t’i mbollën tuat pyje,
T’i vret ajo, bijtë si yje.
T’i shëmtuan lëndina dhe lugje;
Për skrap t’i çuan, dyfeqe, plugje!

Ta vranë n’sy, dritën jetësore,
Si peshk në zall, t’lanë, pa ujë;
Djerrë, t’i lanë tokat pjellore,
Mbytur njeriu, n’mjerim e kujë!

Dita – ditës, o moj Nënë,
Politika ta shtrengon lakun.
Në fyt, shqelmin ta kanë vënë;
E hienat, po ta pinë gjakun!

Po duan sot, hasmin historik,
Padron ta kem’, pse jo, ‘mik’!
Atij, për ç’na bëri, ligësi,
Kurrësesi, jo llogari! (!!)

Grindemi me shoqi – shojnë,
Për shkinë ‘mikeshën’ Serbi!
Ah, shqiptarë, ku po shkojmë;
Gati nga vetja, na vjen gerdi?!

Kryekrimineli, që na dogj,
Na vrau e, na veshi në zi;
Shitet ‘atdhetar’, pasi na poq;
Ah, sa i madh, sherri i tij!

Sot e majta, përtej të djathtës;
Na mashtrojnë me emra miklues.
Harrojnë popullin, zhyt’ n’halle;
Sillen me ne, si t’ishin pushtues!

* * *

As të pavarur, as sovran,
S’jemi, si dikurë, një herë!
Gjitha stinët ngjajnë si dimra,
Na e vodhën, stinën Pranverë!

Frikshëm, shkatërruar familja,
Vritet femra, pa pikë qeder!
S’përfillet mosha, as gjinia,
S’ka dinjitet, nuk ka as nder!

Shteti vret, medja, veç pëllet,
Jo, askush më, krimin s’e nget!
Në vetëgjyqësi, njeriu shkon,
Se veç viktimat, shteti ‘fakton’!

Në mjegullnajë shoqëria,
Zhyt’ mendësia, në amulli;
Mendjeje, çakorduar rinia;
S’pyet kush më, nëse je ‘njeri’?!

Nëno, s’t’u nda, flaka, as prushi,
Ta dogjën shpirtin, o Shqipëri;
Këto pisvite, që çuditshëm,
Mbajnë emrin, ‘Demokraci’?!

Sa herë, moj, t’kanë përmbyt’
N’lotë e n’shira, keq je zhyt’!
Ç’t’u lëshuan, Nëno, lubi lobet,
Mbi ty i zbrazën, t’zezat, kobet!

Të iken zogjtë, t’lanë shqipet,
Moj, foletë, të mbenë shkretë!
Ti u plake, Nënëlokja ime,
Qan e qan, veç me veten flet!

Mbi ballin Tënd, rierdhen brazdat,
T’qendisin lotët, fytyrës vjazhgat.
Mos harro: “Lavdi, Epokë nderi,
Sjellë të pat, vetem Enveri”!

Heshtin oborret, portat hapur,
Ato ende presin, n’vetmi plakur.
Plaket pritja duke pritur,
Nga rruga sytë, dritëmolizur!

Kaplojnë ferrat, therin gjëmbat,
Veç harlisen, sëmbojnë zemrat.
Vret ngado heshtja e shtëpisë,
Mureve ngulur, ajo, dhëmbët!

Sot vetmia, e ka ‘pushtetin’,
Në ‘kualicion’, ajo me krim.
Dhe babëzia e shterron detin;
Këtu veç dreqi, gjën shpëtim!

Sa thellë, n’shoqëri, ndasia;
Në ‘parajsë’, rron borgjezia!
E pabarazisë peshë, shtyp,
Sot ferrmjerimi, shumicën mbyt’!

Të bukurën, njerëzoren,
Boll herë koha e kerkon;
Nuk e gjën n’kohëmizoren;
Veç Lavdiepoka, ia ofron!

Krejt shterruar, urtësie, vlerash,
Kjo kohëligë, shterpënajë!
Se ç’pjell në jetë, errësira,
S’bëhet kurrë, dritënajë!

* * *

Erdhen ato, moteligat,
Plot mënxyra, ato gatuar.
Fytyrëvdekurat, si shtrigat,
E kohëkuçedrës së shëmtuar!

Klith sot fantazmëpolitika,
Poll’ kuçedra, kuçka ferri!
Mbi grumbullplehun historik,
N’kakarisje pulash, çirret ‘gjeli ’.

Korzhurmënaja ç’po ulërin,
Se ç’don, as vetë ai s’e din.
Hijenat, terrnetët presin,
Terrkrimi, t’ua mbushë ‘thesin’!

Ç’i ndersyen ndaj historisë,
Historimadhes së lavdisë.
I tut histerikët, madhështia,
Ajo, e mbuluara nga lavdia!

Yjet ndrinin, të lirisë qiell;
Korbave, sytë ç’ua verbuan!
Burim drite, për ne, o Diell;
‘Botërenë’, me Ty shijuam!

Mendja cave u ka rrjedhur,
Kokëboshve, maskëçjerrur!
Donkishotërit, kokëkrisur;
Dialektikën, kanë braktisur.

Analistët, skizofrenët,
Si jeniçerët, i lëshuan.
Në mbrojtje të anarshisë,
Në taborre i formatuan.

T’vrisnin disa dje, për partinë,
Sot lëpijnë me aq zell, tradhtinë!
Për pasuri e, për pislleqe,
Shqipërisë, ç’i dolën bese!

Shtet e krim, një, kanë vulën;
Shqipërisë, dhëmbët ç’ia ngulën!
Sa shpejt, e rrpufën pasurinë;
Aty ku shkelen, më bari s’mbin!

Pesë dekada mund e djersë,
Ç’i fshinë horrat, fillikat!
Ata që ia vunë Shqipërisë,
Skaj më skaj, plumb e flakë!

* * *

O moj Nënëmadhja ime,
Krenarja ime, Shqipëri!
Katandisur je si mos më keq,
Në ç’dorë re, kjo s’është çudi

S’e ke më, të zonë e shtëpisë,
Që të dha, dinjitet dhe emer!
Atë, Nëno, që e quajte ‘djalë’,
Prapë e more, e rrit në zemer!

Ishe krenare që e linde,
Se Ai Ty, moj, t’u pat fal’;
Të të ngjiste lart, tek lavdia,
Asgjë s’pati, Nëno, ta ndalë!

Ishe me fat, moj Nënëloke,
Të fali biri yt, plot nder!
I ‘Galaktikës Njerëzore’,
Ish Ai, Dielli ynë, Enver!

Të dha Dritë Ai, Shqipëri,
Të nxinin terret shekullore.
Ballit, Lokjo, t’i fshiu rrudhat,
T’i përzu’ specjet çnjerëzore

Shpirtin, ëndrrat, Ty t’i ndezi,
Frymë e Tij, të ngriti n’këmbë!
Si qiri, për Ty u tret krenar,
Kurrë t’mos vdisje, moj Nënë!

Rrobezezat, Ai t’i hoqi,
Të veshi me vello nusërie!
Me rrënjë, skamjen ta shkoqi,
Të dha sharm e, nure lavdie!

T’i ndriti mendjen dhe sytë,
Pave ëndrrat të jetësohen;
I pave plagëvjetrat e tua,
N’muze, brenda të ngujohen!

Biri yt, legjendar Enveri,
Shkroi lavdinë, bëri Epokë!
Vëlla besnik i Skënderit,
N’flamur, shqipe me dy kokë!

Atdhenë, në piedestal,
Ç’e ngriti, ‘Everesti’ yt!
Për ty, moj Nënë, tradhtisë,
Litarin, ç’ia vuri në fyt!

Nuk iu fal askujt në botë,
Si Himalaja, vigan heroi;
Nga beteja në betejë,
Mundi armiqtë, mbi ta fitoi!

Goditi, denoi, shpartalloi,
Të gjitha, kurthet, pabesitë!
Evropën, ashpër demaskoi,
Se na ndau, na nguli thikë!

Luftoi biri Yt, bash si luan,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 23-vjetorin rënies Nga Sheradin Berisha Adrian Krasniqi (Rexha) padyshim…