
Për shkak të prishjes së një kabllo të internetit, Komuna e Podujevës tre ditë nuk ka kryer shërbime publike
Shërbimet publike në komunën e Podujevës kanë qenë të pamundura të kryhen pasi që kjo komunë tre ditë pati problem me internetin, shkruan Veriu.
Komuna e cila udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi pati probleme me internetin pasi u ishte prishur një kabllo duke ua pamundësuar punën.
Këtë për Veriu.info e ka konfirmuar zyrtarja për informim nga kjo komunë, Liridona Rrahmani.
“Po është e vërtet që për shkak të një kabllo të internetit komuna ka pasur problem në kryerjen e shërbimeve”, tha Rrahmani.
Detaje më shumë ka dhënë zëdhënësi i kësaj komune Fahri Zhitia i cili tha se sot ky problem është rregulluar dhe shërbimet janë duke u kryer.
“Po është vërtetë që për shkak të prishjes se një kablloje të internetit shërbimet kanë qenë problem të kryhen, që nga dita e enjte, mirëpo sot ky problem është rregulluar”, ka thënë Zhitia