Për tri ditë sekuestrohen katër armë pa leje në Prizren

25 gusht 2025 | 12:17

Gjatë tri ditëve të fundit, policia në Prizren në katër raste të ndara operative, ka sekuestruar gjithsej katër armë zjarri.

Sipas njoftimit, dy prej tyre janë konfiskuar nga stacioni policor Prizren-Veri, ndërsa dy të tjera nga stacioni policor në Suharekë.

Në secilin rast, policia ka njoftuar se të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe, me aktvendim të prokurorëve përgjegjës, janë ndaluar për 48 orë. Ndaj tyre kanë filluar hetimet për veprat penale përkatëse: “Posedim, mbajtje ose kontroll i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët, angazhohet për identifikimin e poseduesve ilegalë të armëve, veçanërisht të atyre që keqpërdorin armët duke i përdorur për të shtëna festive në gazmende familjare. Këto veprime paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Policia fton qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshuar, duke kontribuar në parandalimin e incidenteve dhe forcimin e sigurisë në bashkësi”, ka njoftuar policia.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "eg e965 56 55 54 53 52 55 00 8V 1 Karben 1606039/0 Fax06039/45089 27 28 303132 333435363738394 36 37 38 39 34 35"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ALTAY ALTAYMagnum Magnum Magnum SHOWS LBRNn 생고 1"

Mund të jetë një imazh i teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Kur kujtesa ngjitet mbi dhimbjen e historisë,…