Për vetëm dy ditë ATK-ja mblodhi afro 1 milion euro borxhe

24 maj 2022 | 11:13

Trajtimi i borxheve ndaj tatimpaguesve, të cilët nuk iu kanë përgjigjur kërkesave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për pagesën e obligimeve tatimore, ka vazhduar me procedura të masave së sforcuara.

Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme më 20 dhe 23 maj 2022 ka zhvilluar aksion tek 14 subjekte biznesore, tek të cila janë ndërmarrë masat e konfiskimit.

Aksioni në fjalë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat është arritur që të mbledhin afro 1 milion euro borxhe (939, 290 euro).

Po ashtu, nga masat e ndërmarra përveç borxhit të inkasuar është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve – pagesa e borxheve me këste.

Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 775,053.64 euro, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit.

Aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim, tek të gjithë subjektet biznesore që kanë borxhe ndaj ATK-së.

Trajtimi i barbarët i tatimpaguesve, do të vazhdojë ta karakterizojë ATK-në, pasi që vetëm në këtë mënyrë institucioni do të arrit të ketë shtrirje gjithëpërfshirës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Medalja e bronztë e Donjeta Sadikut në Kampionatin Botëror të…