Përditësohen rezultatet në KQZ, këta janë TOP 10 më të votuarit në LV, PDK, LDK dhe AAK

29 dhjetor 2025 | 17:27

Më 28 dhjetor Kosova mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Tashmë ka nisur procesimi i votave të numëruara të kandidatëve për deputetë.

Kur janë procesuar 7, 39% apo 189 vendvotime nga 2,557 sa janë gjithsej, në Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i kësaj partie, Albin Kurti deri tani ka marrë 24 mijë e 423 vota.

Në vend të dytë është Glauk Konjufca me 19 mijë e 069 vota, ndërsa me 10 mijë e 149 vota është në vend të tretë Hekuran Murati.

Në vendin e katërt aktualisht është Albulena Haxhiu me 9, mijë e 971 vota, ndërsa në të pestin Donika Gërvalla-Schwarz me 8 mijë e 861 vota.

6. XHELAL SVEÇLA 8,177 Vota
9. HAJRULLA ÇEKO 7,329 Vota
7. AVNI DEHARI 6,599 Vota
10. MIMOZA KUSARI LILA 6,097 Vota
8. EJUP MAQEDONCI 5,540 Vota

Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka marrë 10 mijë e 700 vota kur procesuar 7,94% të votave të kandidatëve për deputet.

Arian Tahiri, kandidat për deputet, njëherit ish-kandidat për Kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale, deri tani ka marrë 5 mijë e 283 vota.

Në vend të tretë del të jetë Përparim Gruda me 4 mijë e 941 vota.

Vendin e katërt me 3 mijë e 742 vota e zë Uran Ismaili, ndërsa të pestin Sala Jashari me 3 mijë e 557 vota.

6. VLORA ÇITAKU 2,975 Vota
7. ARBEN MUSTAFA 2,753 Vota
8. ENVER HOXHAJ 2,406 Vota
9. RRAHMAN RAMA 2,084 Vota
10. EMAN RRAHMANI 1,967 Vota

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në procesimin e votave totale 99,92% aktualisht ka 13.57%, ndërsa në votat e para të kandidatëve për deputet, Lumir Abdixhiku deri tani ka marrë 5 mijë e 058 vota.

Me 3 mijë e 202 vota në vend të dytë është Hykmete Bajrami, ndërsa në të tretin Ukë Rugova me 2 mijë e 764 vota.

Në vend të katërt është Doarsa Kica Xhelili me 2 mijë e 485 vota, ndërsa të pestin me 2 mijë e 465 vota është Avdullah Hoti.

6. KUJTIM SHALA 2,243 Vota
7. ARMEND ZEMAJ 1,755 Vota
8. ANTON QUNI 1,711 Vota
9. LUTFI HAZIRI 1,538 Vota
10.JANINA YMERI 1,311 Vota

Në votat e para të numëruara të kandidatëve për deputet, 2.89% sa janë tani nga faqja zyrtare e KQZ-së, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka marrë 2 mijë e 736 vota.

Në vendin e dytë është Daut Haradinaj me një mijë e 804 vota ndërsa në të tretin Besnik Tahiri me një mijë e 672 vota.

Vendin e katërt aktualisht e zë Bekë Berisha me një mijë e 211 vota, ndërsa Time Kadrijaj pas tij me një mijë e 147 vota.

6. BURIM RAMADANI 995 Vota
7. AGIM ÇEKU 1,057 Vota
8. ARBER TOLAJ 978 Vota
9. ARTON DEMHASAJ 763 Vota
10. HAMDI KOMONI 706 Vota

Kur kanë mbetur edhe 9 vendvotime pa u procesuar rezultatet, në 99,92% Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49,33% apo 432 mijë e 903 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 20,99% apo 184 mijë e 214 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës numëron 13,57% apo 119 mijë e 083 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5,66% apo 49 mijë e 666 vota.

Në Kosovë, në zgjedhjet e së dielës së 28 dhjetorit, të drejtë vote patën 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…