Perez: Nëse largohet Ronaldo, do ta transferoj Messin

14 shkurt 2018 | 11:03

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e kishte paralajmëruar Cristiano Ronaldon se nëse do ta braktiste gjigantin spanjoll për Paris Saint-Germainin, atëherë ai do ta blinte Lionel Messin për 200 milionë euro, sipas revistës franceze të futbollit “France Football”.

Perez i ka thënë një shoku se në rast të largimit të Ronaldos, do ta sjellë Messin në “Santiago Bernabeu”. “Dua të shkoj në Paris. Atje do të më duan vërtet.

Francezët do të jenë shumë të lumtur që luaj në kampionatin e tyre saqë mediat do të bëjnë fushatë në favorin tim për ta fituar ‘Topin e Artë’”, kishte thënë Ronaldo në mesazhin e tij dërguar një miku.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymari u largua nga Barcelona për Paris Saint-Germainin për një…