PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS DREJT EGJIPTIT PËR KAMPIONATIN BOTËROR ISSF 2025

05 nëntor 2025 | 21:14

Përfaqësuesja e Kosovës u nis drejt Egjiptit për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror ISSF 2025.

Para nisjes së përfaqësueses së Kosovës nga Federata e Shenjtarisë Sportive të Kosovës për në Kampionatin Botëror ISSF 2025 që do të mbahet në Kajro, Kryetari i Federatës z. Gëzim Hazrolli dhe Sekretari i Federatës z. Baki Azemi, përcollën ekipin kombëtar të sportistëve.

Kryetari Hazrolli theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë ngjarje të madhe ndërkombëtare, duke vlerësuar se kjo përfaqësim është një mundësi e jashtëzakonshme për afirmimin e vendit tonë në arenën sportive botërore. Ai u uroi sportistëve shumë suksese dhe rezultate sa më të mira në garat që i presin.

Përfaqësuesit e Kosovës në disiplinat e Pushkës dhe Pistoletës 10m:

Nexhat Sahiti – Pistoletë 10m
Drilon Ibrahimi – Pushkë 10m
Petrit Abdyli – Pushkë 10m
Ndriçim Raci – Pushkë 10m
Diellza Lluga – Pushkë 10m (femra)
Dhurata Ibrahimi – Pushkë 10m (femra)

Ekipi i Kosovës do të jetë nën drejtimin e trajnerit kroat Tomislav Lazić.

Federata e Shenjtarisë Sportive të Kosovës shpreh besimin e plotë në paraqitjen e denjë të sportistëve tanë, duke qenë të bindur se ata do ta përfaqësojnë vendin me nder dhe profesionalizëm.

Urime dhe suksese ekipit tonë!
Na bëni krenarë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zohran Mamdan, kryetari i ri i Bashkisë së New York-ut…