Përfshihet nga flakët pallati shumëkatësh në Tiranë

02 maj 2025 | 15:53

Një pallat shumëkatësh në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje, duke shkaktuar panik te banorët.

Zjarri dyshohet se ka shpërthyer në një apartament në katet e sipërme të ndërtesës, ndërsa tymi i dendur është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Pas ndërhyjes së ekipeve zjarrfikëse flakët e zjarrit janë neutralizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, po vetëm për dëme materiale./Euronews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen është vetëm një hap larg titullit të 33-të…