 
                    Përfshihet nga zjarri vetura në rrugën e Kombit
                18 shtator 2022
                |  10:52
            
        Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit.
Burime bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes duke punuar për zbardhjen e shkaqeve. /TCh
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        