
Përfundoi pjesa e parë e finales së Kupës Prishtina – Ballkani
29 korrik 2020
| 18:40
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Ballkanit, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Oto John, në minutën e 20-të. Ballkani u mundua të barazon rezultatin, por pa sukses. Në anën tjetër Meriton Korenica në fund të pjesës së parë ka humbur rast të qind për qind për të shënuar golin e dytë. (V.Z / Epoka e re)