Përfundojnë pjesët e para në gjashtë ndeshjet e Superligës

26 korrik 2020 | 17:48

Kanë përfunduar pjesët e para në gjashtë ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Derbi në mes Ballkanit dhe Dritës përfundoi me rezultat 1-1. Të parët në epërsi kanë kaluar vendasit me golin e Visar Berishës, derisa për mysafirët shënues ishte Shabani.

Vushtrria e mbylli pjesën e parë me rezultat 2-0 ndaj Llapit. Edhe ndeshja në mes Ferizajt dhe Feronikelit përfundoi me rezultat 1-1, derisa na tri ndeshjet e tjera nuk pati gola të shënuara.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Seremb Gjergji Presidenti Trump në shikim të parë duket…