
Përfundon edicioni i pestë i ‘Camping Fest’ në Klinë
Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me OJQ “ART EKO”, të mërkurën në mbrëmje në fshatin Dresnik të Komunës së Klinës e ka përmbyllur organizimi i edicionit të pestë me radhë të festivalit kulturor “Camping Fest ”, i cili promovon trashëgiminë kulturore, zhvillimin e turizimit lokal, afirmimin e vlerave kulturore si dhe promovimin e gastronomisë vendore.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Fatjona Gashi, drejtoresha e OJQ “ART EKO”, Vlora Gashi, drejtorë të tjerë të drejtorive, mysafirë të ndryshëm, media e qytetarë të shumtë.
Për pesë ditë me radhë, ky festival ka përmbajtur program të larmishëm artistik me muzikë, instrumental, etnologji, koloni të artistëve të artit figurativ, ekspozita etj.