
Përfundon miqësorja Llapi-Ballkani
04 shkurt
16:10
Dy skuadrat e IPKO Superligës së Kosovës në futboll, Llapi dhe Ballkani kanë luajtur baras në miqësoren e zhvilluar sot në Podujevë (1-1).
Pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll me rezultat 0-0, kurse në minutën e 64-të, Llapi kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Behar Maliqi, i cili u tregua i saktë nga penalltia. Rezultatin e barazoi Bleon Sekiraqa në minutat shtesë, duke mos lejuar humbjen e kampionëve vjeshtor të elitës së futbollit të Kosovës.
/Epoka e re/