
Perisiq: E njohim Shqipërinë, duhet ta fitojmë ndeshjen
19 qershor 2024
| 13:00
Ylli i Kombëtares së Kroacisë, Ivan Perisiq ka folur para përballjes së sotme me Shqipërinë duke thënë se është një ndeshje të cilën duhet ta fitojnë.
Shqipëria do të ndeshet me Kroacinë sot (e mërkurë) në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në “Volksparkstadion” të Hamburgut me fillim nga ora 15:00.
Para kësaj përballje thuajse vendimtare për të dyja kombëtaret, ka folur edhe ylli kroat Perisic, i cili ka thënë se e njohin tashmë Shqipërinë, por ekipi i tij është gati dhe duhet të fitojë.