
Perisiqi mungon ndaj Chelseat
Ivan Perisiq pësoi një frakturë në kaviljen e djathtë gjatë një dyluftimi në stërvitje ditën e djeshme. Kroati ra viktimë e mbrojtësit spanjoll, Alvaro Odriozola, pasi ky i fundit ndërhyri keq gjatë një ndeshjeje stërvitore.
Trajneri Hansi Flik konfirmoi në konferencën për shtyp se 31- vjeçari do të mungojë të paktën 1 muaj.
“Është një goditje e rëndë për ne. Dëmtimi i Ivanit vjen në një moment të mirë për ne dhe për lojtarin”, tha Flik që tani pas Komanit ka humbur edhe kroatin, vendin e të cilit pritet ta zërë braziliani Coutinho.
Perisiq do të humbasë kështu ndeshjen e Kupës ditën e nesërme përballë Hofenhamit, supersfidën e fundjavës me Lajpcigun dhe atë ndaj Chelseat për Champions.
Ndërkohë, “Bild” shkruan se djaloshi i ardhur në merkaton e janarit nga Real Madrid i ka kërkuar menjëherë falje shokut të tij të skuadrës duke e cilësuar veprimin e tij të nxituar. Kroati është transportuar në dhomat e zhveshjes me një “Golfcart” pasi e kishte të pamundur për të ecur. Doktori i skuadrës, Volfgang Myler, u shpreh se: “Menduam se ishte thjesht një ndrydhje momentale, por kur pashë se Ivan kishte lot në sy nga dhimbja, kuptova se dëmtimi ishte edhe më serioz. Në përballë Hofenhamit, supersfidën e fundjavës me Lajpcigun dhe atë ndaj Chelseat për Champions. Ndërkohë, “Bild” shkruan se djaloshi i ardhur në merkaton e janarit nga Real Madrid i ka kërkuar menjëherë falje shokut të tij të skuadrës duke e cilësuar veprimin e tij të nxituar. Kroati është transfund, pas një kontrolli të menjëhershëm vumë re një frakturë në kavilje. Dëmtime të këtij lloji duan 4 deri në 6 javë që të trajtohen”.
Ndërkohë, “Kicker” shkruan se tani shanset që Bayerni të blejë përfundimisht anësorin e majtë nga skuadra e Interit në fund të sezonit, kanë rënë ndjeshëm.