Përkujtim për ditëlindje

26 shkurt 2020 | 17:02

Shkruan: Jakup Krasniqi

ADEM DEMAÇI – 26 SHKURT 1936

Adem Demaçi si edhe shumë mendje të ndritura të kombit tonë, që në ketë rast do t’i veçoja Rexhep Qosjen e Ismail Kadarenë, linden në vitet 1935/36 të shekullit XX, lindën në mjegullën e një furtune të madhe, mbase më të madhe në historinë e përbotshme, siç që Lufta e Dytë Botërore. Adem Demaçi lindi siç thotë e ëma, Nazifja në gusht/shtator 1935, por u regjistrua nga i ati, Zeqiri më 26 shkurt 1936.

Adem Demaçi ishte personalitete me vizion e integritet, me dinjitet e ndershmëri politike e kombëtare, edhe bota të tillë personalitete i ka të paktë. Një jetë të tillë politike e patriotike, Adem Demaçi e bëri dhe e nisi që nga bankat e shkollës fillore (1942), kur mësueses ia bëri pyetjen: “Mësuese, përse shqiponja në flamurin tonë është e rrethuar me sëpata?” Askush nuk mund të thotë se kjo pyetje nuk ishte politike e një çuni gjashtë – shtatë vjeçar? Pra, Adem Demaçi, që në vitin e parë të shkollës fillore (6/7 vjeçar), kërkonte çlirimin e shqiponjës nga sëpatat e Liktorit, ndërsa mësuesja me lot në sy i premtonte: “Edhe pak kohë shqiponja jonë ka për t’i luajtur krahët e vet të fuqishëm dhe ka për t’i bërë copë e grimë sëpatat e zeza fashiste!”.

Po çlirimi i shqiponjës, nuk do të vinte vetë. U desh lufta e armatosur katër vjeçare, u desh gjaku e jeta e 28.000 shqiptarëve – dëshmorë të Shqipërisë dhe të dhjetëra mijëra të Kosovës e të trevave të tjera shqiptare , që të çlirohej shqiponja nga sëpatat e liktorit që aq shumë e donte dhe e priste Adem Demaçi – fëmijë.

Dhe kjo dashuri nuk iu zvetënua kurrë, përkundrazi u brumos deri në pakufi. Dashuri që i dha dekada të vështira jete në kazamatet serbe. Ai ishte paralajmërimi i parë se Adem Demaçi kishte një dashuri të veçantë për kombin dhe atdheun, për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Ishte paralajmërim se Ai do të kishte një rrugë të veçantë, nëpër të cilën do të ecte me dashuri, guxim e vendosmëri, me përkushtim e integritet të rrallë njerëzor për t’u bërë bashkë me Nënën e Tij – Shqipërinë. Në atë rrugë asnjëri nga bashkëveprimtaret e tij nuk qe konsekuent si ai. A nuk e bënë atë të veçantë? Me diçka shumë të rrallë. Po! Këtë dashuri ia kishte dhënë, edhe ia kishte ngulitur në mendje e zemër që në fëmijëri, bile dhe ia kishte lënë amanet, Nëna Nazife.

“Se Nëna vdes, por populli nuk vdes kurrë”, i thoshte ajo! Pra, Nënë Nazifja ishte ajo që ia ushqej dashurinë djalit të vetëm të saj për kombin dhe atdheun! Se, ai edukojnë dhe a ua mbjellin nënat e kohës sonë fëmijëve të tyre ketë dashuri? Unë nuk mund ta pohoj me siguri! Natyrisht, do të doja të flisja sot para jush me siguri?!

Adem Demaçi integritetin e tij politik të nisur hapur para 60 viteve, saktësisht në vitin 1958. Pas daljes nga burgu i parë ai me shumë veprimtarë politikë, formuan organizatën politike, Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (1963), e pastaj u burgos për të dytën herë më 1964 dhe mbajti dhjetë vite burgu, u lirua më 1974. Armiku nuk dëshironte ta shihte atë në liri dhe e burgosin për të tretën më 1975, nga i cili burg lirohet në prill të vitit 1990. Pra Adem Demaçi në burgjet e Jugosllavisë i jetoi 28 vite.

Demaçi politikës për bashkimin e kombit e të atdheut nuk iu nda as një herë, krejt deri më 26 korrik 2018. Adem Demaçi ishte lider si atëherë kur ishte prapa grilave, si atëherë kur nuk ishte në vendin e tij të robëruar, por shqiptarët i orientonte për çlirim e bashkim ideali i tij. Duhet ta themi me dhimbje, shqiptarët se ndoqën liderin e lindur pas daljes nga burgu në vitin 1990, idealistin e pa nënshtruar, ndoshta kjo bëri që diku ta humbasim hapin e zhvillimit dhe të shtet ndërtimit pas luftës çlirimtare. Ne shqiptarët, sot më shumë se dje kemi nevojë për një personalitet konsekuent, konsistent e koherent, me shumë integritet, ashtu siç e kishim dhe ishte Adem Demaçi.

Adem Demaçi për veprimtarinë e tij jetësore, për qëndresën e veçantë, për humanizmin e tij për njeriun në përgjithësi, mori shumë çmime vendore e ndërkombëtare, me të cilat është nderuar vepra dhe sakrifica e pa shembull e tij, për njeriun dhe të drejtat njerëzore.

E vërteta është se ato çmime janë të varfra për t’i dhënë vendin e merituar, njeriut që bëri shumë për kombin e tij, duke sakrifikuar shumë nga jeta e tij njerëzore e familjare. Njeriut që për asnjë moment nuk e ngarkoi shpirtin e tij njerëzor me helmin e urrejtjes, helm që e kishin me bollëk kundërshtarët e tij politik në ambientin shqiptar e ballkanas!

Armiqtë e idealit të tij politik nuk pushuan asnjëherë luftën ndaj personalitetit të tij, mbase nuk e pushojnë as sot! Adem Demaçi nuk kishte armiq personal, por ishte vepra e tij, ideali i tij që i kishte lënë ata nën hijen e lisit të madh të kombit dhe dëshironin të dilnin dhe dolën në dritë me çejzin e huaj politik.

PËRKUJTIM PËR DITËLINDJEADEM D3EMAÇI – 26 SHKURT 1936 Adem Demaçi si edhe shumë mendje të ndritura të kombit tonë,…

Gepostet von Jakup Krasniqi am Mittwoch, 26. Februar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Junikut ka bërë me dije se është përfshirë…