Përkujtohet dëshmori Skënder Salihaj

13 shtator 18:07

Me rastin e 21-vjetorit të rënies së dëshmorit të lirisë, Skënder Salihaj, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, nënkryetari Rrahman Jakupi, bashkë me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe anëtarë të familjes Salihaj, e kanë përkujtuar atë.

Ata kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit të UÇK-së, Skënder Salihaj, në fshatin Mollopolc, të rënë më 13 shtator të vitit 1998 në Shtime.

Gjithashtu, të premten ka nisur “Java e Rinisë” e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe me këtë rast, kryetari Ismajli së bashku me zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së kanë bërë homazhe dhe vendosur buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve në Shtime, në Memorialin Përkujtimor në Reçak si dhe në varrezat e dëshmorëve në Mollopolc.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Podujevës ka bërë me dije se ka filluar…