
Përmbyllet aktiviteti Akull n’Verë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se është përmbyllur aktiviteti Akull n’Verë, i cili është organizuar nga mesi i muajit korrik.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për tridhjetë ditë është arritur që t’i kthehet sado pak shpirti Prishtinës.
“Me plot ngjyra, përformanca artistike të përnatshme, freski në hapësirën tonë të përbashkët në kryeqytet, e mbi të gjitha me dashninë për njëri – tjetrin. Si Komunë jemi të lumtur që ky aktivitet u përmbyllë me sukses dhe që këtë verë, sado pak, arritëm ta kremtojmë bashkë me bashkëatdhetarët tanë, duke lënë pas një vit të vështirë. Jemi të lumtur po ashtu që arritëm të përkrahim biznese të vogla gastronome përgjatë procesit të tyre të rimëkëmbjes nga pandemia, si dhe shumë artistë lokal që ju dha mundësia e përformimit përmes subvencioneve nga Drejtoria e Kulturës”, ka shkruar Ahmeti.