Përmbytje në magjistralen Prishtinë – Pejë
06 janar 2026
| 08:35
Magjistralja Prishtinë-Pejë është përfshirë nga përmbytjet pas reshjeve intensive.
Rruga është mbuluar nga uji, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Ekipet e mirëmbajtjes rrugore kanë ndërhyrë për të lehtësuar trafikun dhe për të siguruar kalimin e automjeteve.
Reshjet pritet të vazhdojnë edhe në orët e ardhshme, duke rritur rrezikun për përmbytje të tjera.



