
Përparim Rama: Jemi duke e bërë një robot që do të ndërtojë tulla
09 maj 2025
| 13:33
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar për një veprim që janë duke ndërmarrë.
Sipas tij, ata po e bëjnë një robot që do të ndërtojë tulla.
“E kam një befasi për ju. Jemi duke e ba edhe robotin në Prishtinë, që ka me përdorë materiale të reciklume, edhe prej materialeve të reciklume me ndërtu tulla, 600-1000 në ditë”.
“Mos i tregoni IKMM-së dhe Ministrisë së Kulturës se vijnë na e ndalin. Mbajeni privatësinë”, ka thënë Rama.