Përparim Rama mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së: Prishtina është me ju
15 nëntor 2025
| 21:31
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e paralajmëruar në Strasburg më 16 nëntor, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ai ka theksuar se është në mbështetje të të gjithë shqiptarëve që nesër protestojnë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kundër padrejtësisë ndaj UÇK-së.
“Në mbështetje të të gjithë shqiptarëve që nesër protestojnë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kundër padrejtësisë ndaj UÇK-së! Prishtina, kryeqyteti i Kosovës është me ju”, ka shkruar Rama në “Facebook”.



