Përparim Rama për Ibrahim Rugovën: Vizioni i tij tejkalon kohët
02 dhjetor 2025
| 20:12
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për nder të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Ai ka thënë se Rugova ishte arkitekti i një ideje politike që buronte nga uniteti dhe besimi i palëkundur në lirinë si e drejtë natyrore e njeriut dhe e kombit.
“Kjo është arsyeja pse trashëgimia e tij nuk është vetëm historike, por edhe institucionale dhe filozofike. Sot, nderimi për të është edhe përgjegjësi për ne, ta ruajmë shtetin si vlerë, lirinë si amanet dhe paqen si orientim të përhershëm”, ka shkruar Rama.



