
Përparim Rama: Tregun e Gjelbër do ta transformojmë në një treg të dinjitetshëm
04 tetor 2021
| 11:41
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot Tregun e Gjelbër.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se nëse bëhet kryetar i kryeqytetit ketë treg do ta transformojë në një treg të dinjitetshëm.
“Nga Tregu i Gjelbër; vendi që na ushqen, e që do ta transformojmë në një treg të dinjitetshëm, në qytetin me karakter unik në botë!”, ka shkruar Rama.