Perparim Ramusa kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes

25 qershor 2025 | 22:12

Dr.Përparim Ramusa, do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes.

Kështu ka njoftuar ai përmes një postimi në Facebook, të mërkurën – ku edhe shpalli kandidaturën. Ai ka thënë se Shtimja meriton një udhëheqje që dëgjon, që vepron me mendje të kthjellët dhe zemër të hapur.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Shtimes,

Sot, me nder dhe përgjegjësi të plotë, shpall zyrtarisht kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Shtimes.

Si mjek specialist me përvojë dhe si bir i një minatori, ndiej për obligim që dijen, përkushtimin dhe integritetin tim t’i vë në shërbim të qytetarëve tanë.

Kryesia e Degës së PDK-së, shumë votues dhe qytetarë të shumtë të Shtimes kanë kërkuar që unë të jem kandidat për Kryetar. E si çdo herë, edhe kësaj radhe, do t’i dëgjoj me përulësi dhe vendosmëri.

Shtimja meriton një udhëheqje që dëgjon, që vepron me mendje të kthjellët dhe zemër të hapur.

Unë jam gati, dhe bashkë me ju, DO TË FITOJMË!

Për Shtimen që e duam!

I juaji,

Dr. Përparim Ramusa

E për kandidimin e Përparim Ramusës, ka bërë me dije edhe kryetari i degës së PDK-së në Shtime, Naim Ismajli.

Njoftimi i plotë i Ismajlit:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Shtimes,

Rreth 25 vite kemi ecur bashkë, me shumë sfida, me shumë punë, por edhe me shumë suksese. Përgjatë këtyre viteve, bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me ju, qytetarë të dashur, kemi ndërtuar Shtimen tonë me përkushtim dhe dashuri, duke e bërë një vend më të mirë për të gjithë.

Sot, me bindje të plotë dhe me respekt për këtë rrugëtim të përbashkët, ofroj mbështetjen time të fuqishme për Dr. Përparim Ramusën, si kandidat për Kryetar dhe Kryetar i ardhshëm i Komunës së Shtimes.

Dr. Përparimi është njeri i punës, me zemër të madhe dhe me përvojë të çmuar. Ai e njeh Shtimen dhe e do Shtimen, dhe jam i bindur që me të, do të vazhdojmë ta çojmë përpara këtë vend që të gjithë e duam.

Unë besoj në këtë rrugëtim dhe ju ftoj që bashkë, si gjithmonë, të jemi në një front, për Shtimen, për të ardhmen, për fitore!

Bashkë, DO TË FITOJMË!

Me respekt,

Naim Ismajli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, punët po ecin me…