Përplasen dy avionë të vegjël në ShBA, tre persona të vdekur

19 gusht 2022 | 08:37

Dy avionë të vegjël u përplasën të enjten mbi një aeroport në Kaliforni, ShBA, njoftuan autoritetet.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit të ShBA-së (FAA), dy persona ishin në bordin e një Cessna 340 dhe një i tretë në një Cessna 152 kur dy avionët u përplasën dhe ata vdiqën.

Dy avionët e vegjël “u përfshinë në një përplasje pasi pilotët e tyre ishin në afrimin përfundimtar të aeroportit komunal Watsonville”, një strukturë e vogël rreth 120 kilometra në jug të San Franciskos, shpjegoi FAA.

Aksidenti po hetohet nga Bordi Federal i Sigurisë së Transportit të ShBA-së (NTSB).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Matthew Parris / The Spectator Shkëlqen. Gjithë piktura shkëlqen.…