Përplasen dy helikopterë civilë, pesë të vdekur, mes tyre dy afaristë

18 maj 2025 | 08:42

Dy helikopterë janë përplasur me njëri tjetrin në Finlandë, duke lënë pas pesë të vdekur.

Sipas planeve të tyre përkatëse të fluturimit, një helikopter mbante tre persona. Dy prej viktimave ishin biznesmenë estonezë.

Mediet transmetojnë se helikopterët u ngritën nga Estonia. Shkaku i përplasjes, e cila ndodhi në perëndim të Helsinkit në mesditë, nuk është bërë ende publik.

Një dëshmitar okular i tha se pa njërin nga helikopterët të manovronte dhe të godiste helikopterin tjetër. “Njëri ra si gur, tjetri më ngadalë, nuk dëgjova asnjë zhurmë”, rrëfeu dëshmitari. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka thënë…