
Përplasen dy vetura në rrugën “Mon Balaj” – tre persona përfundojnë në QKUK
Një aksident trafiku me pasoja të konsiderueshme materiale dhe lëndime trupore është regjistruar pasditen e së hënës në rrugën “Mon Balaj”. Në aksident janë përfshirë dy vetura të tipit Audi, ndërsa tre persona kanë përfunduar në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet emergjente, njësia e zjarrfikësve dhe më pas, rreth orës 20:00, njësia e hetimeve të trafikut nga Fushë Kosova, e cila ka bërë skicimin e vendit të ngjarjes. Në lokacion ka arritur edhe Prokurori Kujdestar, i cili është njoftuar për të ndërmarrë veprimet procedurale.
Përveç dëmeve të veturave, nga aksidenti është dëmtuar edhe një dritë ndriçimi dhe një pemë në hapësirën e pompës së derivateve “SHELL”, pranë vendit të ngjarjes. Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.