Personalitetet prizrenase Nehat Gashi dhe Milot Krasniqi vizitojnë Kadri Veselin në Hagë

17 tetor 2025 | 15:56

Dy personalitete të njohura publike nga Prizreni, Nehat Gashi – anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dhe Milot Krasniqi – anëtar i Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, kanë realizuar një vizitë në Hagë, ku janë takuar me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. Vizita e tyre vjen në kuadër të mbështetjes morale dhe institucionale për Veselin, i cili po përballet me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara.

Dy personalitete publike nga Prizreni, Nehat Gashi dhe Milot Krasniqi, kanë realizuar një vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku janë takuar me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, Gashi dhe Krasniqi kanë ndarë përshtypjet nga takimi, duke theksuar gjendjen e mirë shpirtërore dhe moralin e lartë të Veselit dhe bashkëluftëtarëve të tij – ish-Presidentit Hashim Thaçi, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.

Sipas tyre, të gjithë të paraburgosurit shfaqin besim të palëkundur në drejtësi dhe në të vërtetën, për të cilën, siç kanë thënë ata, “do të triumfojë”.

Gashi dhe Krasniqi vlerësuan qëndrueshmërinë, dinjitetin dhe dashurinë për Kosovën që këta ish-udhëheqës po tregojnë pavarësisht padrejtësive dhe kushteve të rënda në Hagë, duke shprehur bindjen se takimi i ardhshëm me ta do të ndodhë në Kosovë, në mesin e popullit të tyre.

Kjo shënon herën e katërt që Gashi dhe Krasniqi zhvillojnë vizitë në Hagë për të takuar liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po përballen me akuza nga Gjykata Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje koalicioni me Partinë e Re…