Personat e zhdukur, gjenden nga alpinistët

12 janar 2020 | 20:56

Dy personat e humbur sot në fshatin turistik, Shtrazë i Kaçanikut, një femër dhe një mashkull, tashmë janë gjetur, sipas raportimit të Klubi Alpin Prishtina.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka dhënë detaje më herët lidhur me rastin e humbjes së dy personave.

Sipas tij, Policia, rreth orës 14:00, është raportuar se një femër dhe një mashkull kanë humbur, pasi janë ndarë nga grupi, që ishin në Kaçanik. “Deri në orën 18:00, ata kanë qenë në kontakt me grupin, por rreth orës 18:00, janë ndërprerë kontaktet”, u shpreh ai.

Por dyshja tashmë janë gjetur. Kjo është konfirmuar për “Indeksonline” nga Klubi Alpin Prishtina.

“I kemi gjete, jemi duke u kthyer tek baza. I kemi duart e ngrira nga i ftohti dhe s’mund të japim më shumë detaje”, tha njëri nga organizatorët e Grupit Alpin Prishtina.

Dy personat që ishin pjese e një grupi për “Hiking”, ishin përkujdesur edhe për organizmin e ecjes, por dyshja teksa ishin ndarë nga grupi më pas edhe kishin rezultuar të zhdukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se…