Përzgjidhen 23 hendbolliste për Kosovën U17

22 qershor 2025 | 14:32

Të shtunën në Banjë të Pejës janë mbajtur testimet e hendbollisteve kandidate për Kombëtaren U17 të Kosovës.

Testimin e ka udhëhequr trajneri i kësaj grupmoshe Verim Zherka, ndërsa shtabi teknik ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve.

Gjithsej pjesë e testimit ishin 37 hendbolliste, ndërsa 23 prej tyre janë përzgjedhur për të vazhduar me përgatitje.
Grumbullimi i lojtareve të përzgjedhura bëhet po në Banjë të Pejës, të dielën (nesër). Akomodimi është në Hotel Onix.

Stërvitja e parë është nga ora 10:30, ndërsa lojtaret e përzgjedhura do të jenë të grumbulluara deri në fund të qershorit.

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll gjatë muajit gusht do të paraqitet në Kampionat Evropian. Evropiani B mbahet prej 4 deri më 10 gusht në Prishtinë.

Lista e lojtarëve

Emri dhe Mbiemri Klubi
Valza Manxhuka KHF Besa
Samanda Konjuhaj KHF Besa
Klea Kelmendi KHF Besa
Learta Gashi KHF Besa
Leana Aljilji KHF CLICK
Shijesa Zeneli KHF Ferizaj
Rita Hasanaj KHF Istogu
Artenisa Bytyqi KHF Istogu
Elsa Shala KHF Istogu
Rina Bytyqi KHF Istogu
Diona Zhegrova KHF Kastrioti
Era Shaljani KHF Prishtina
Elena Avdullahu KHF Prishtina
Ardiola Surdulli KHF Samadrexha
Elisa Gjikolli KHF Shqiponja
Melisa Sefa KHF Shqiponja
Elira Sadiku KHF Shqiponja
Jonesa Bajrami KHF Shqiponja
Jusra Begu KHF Vushtrria
Eliza Shabani KHF Vushtrria
Rinesa Jashari KHF Vushtrria
Anisa Rashica KHF Vushtrria
Gresa Gashi KHF Ferizaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj është…