
Pesë klube në garë për Rodrygon
Rodrygo Goes mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, dhe interesimi për të nuk mungon. Sipas mediave spanjolle, pesë klube të Ligës Premier janë të gatshme ta transferojnë brazilianin.
Manchester City, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea kanë shprehur interes konkret për shërbimet e 23-vjeçarit, i cili nuk është i kënaqur me situatën aktuale në Madrid.
Mbërritja e yjeve si Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham ka kufizuar hapësirat për Rodrygon, i cili ndjehet gjithnjë e më i anashkaluar te “Los Blancos”.
Sipas :Radio Marca”, sulmuesi ka filluar të konsiderojë seriozisht largimin dhe nuk dëshiron më të veshë fanellën e Real Madridit, pas zhgënjimit të vazhdueshëm me rolin e tij në skuadër.
Në të kaluarën, ai kishte refuzuar interesin e disa prej këtyre klubeve angleze për të qëndruar në Madrid, por tani, situata ka ndryshuar dhe lojtari është i gatshëm të dëgjojë oferta.
Nga ana e klubit madrilen, nuk ka panik. Rodrygo ka një klauzolë të lartë lirimi, por nëse ndonjë klub ofron një shumë trefshifrore 100 plus milionë euro, Real Madridi mund ta marrë në konsideratë shitjen.