Pesë persona gjuajnë me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen nga policia
14 dhjetor 2025
| 15:30
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Rrugën e Gjilanit, në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në një incident me të shtëna me armë zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes. “Zyrtarë policorë nga Stacioni Jugu dhe Sektori i Hetimeve të kryeqytetit kanë arrestuar katër persona të dyshuar dhe kanë sekuestruar armët e përdorura në këtë rast”, ka njoftuar policia.
Më pas, policia ka identifikuar dhe arrestuar edhe personin e pestë, nga i cili është konfiskuar një armë zjarri.
Të dyshuarit, pas intervistimit dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë për disa vepra penale.



