Pesë raste të reja me Covid dhe 68 persona të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm pesë raste të reja me koronavirus.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër Covidit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.680 doza të vaksinës. Deri më sot 823.347 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.914 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 233 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.221. Në total numri i rasteve aktive është 52”, ka njoftuar MSh-ja.




