
Petkoviqi: Sot fillon epoka e përmbushjes së marrëveshjeve të Brukselit
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se “sot fillon epoka e përmbushjes së marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel”, duke shkruar për marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
“Ky është realiteti që Albin Kurti duhet ta pranojë sa më shpejt të jetë e mundur. Duke filluar nga marrëveshja që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë, e cila do të jetë tema e takimit të parë të ardhshëm në Bruksel. Pas dy ditësh negociatash të vështira, ne arritëm një marrëveshje me të cilën jemi të kënaqur! Ne kemi mbrojtur automjetet me tabelat e qyteteve serbe në Kosovë, nuk do të ketë më heqje të targave serbe apo vendosje agresive të targave me shenja nga Prishtina”, ka shkruar Petkoviq në llogarinë e vet në “Twitter”.
Данас почиње епоха испуњавања до сада постигнутих споразума у Бриселу и то је реалност коју @albinkurti што пре треба да прихвати!
Почевши од споразума о таблицама до оног који се тиче Заједнице српских општина, што ће бити тема првог наредног састанка у Бриселу. 1/3— Петар Петковић (@PetkovicPetar) September 30, 2021