Petkoviqi thotë se nesër do të mbahet raundi i ri i dialogut me Kosovën në Bruksel

10 shtator 2025 | 22:54

Delegacioni i Beogradit, i kryesuar nga drejtori i Zyrës për Kosovë dhe kryenegociatori në nivel teknik, Petar Petkoviq, ka mbërritur sonte në Bruksel.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, të enjten më 11 shtator, në mëngjes, ata do të marrin pjesë në një rund të ri të dialogut me Kosovën nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ky rund i ri vjen vetëm dy ditë para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Takimi i fundit i dialogut u mbajt më 10 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fakulteti i Ekonomisë sot ka pranuar projektin e detajuar të…