Petrit Hajdari prezanton 21-shin e listës së fitores: Pajtime Berisha, vlerë e shtuar për PDK-në

25 gusht 2025 | 11:57

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Petrit Hajdari ka prezantuar kandidaten me numrin 21 të listës zgjedhore të PDK-së, në Drenas.

Hajdari ka thënë se ‘të rinjtë profesionistë si Pajtime Berisha janë vlerë e shtuar e listës sonë dhe simbol i përkushtimit që PDK ka për të rinjtë’.

Njoftimi i plotë i Petrit Hajdarit:

Me numrin 21 në listën e fitores, vjen Pajtime Elshani Berisha, një zë i ri e energjik i komunës sonë.

Pajtime Elshani Berisha është kandidate e jona për Kuvendin Komunal. E diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Marketing, ajo është energjike dhe kreative, ka kompetencë e përkushtim dhe e gatshme të japë kontributin e saj për qytetin tonë.

Vjen nga një familje me të kaluar të rrënjosur në të kaluarën e popullit tonë dhe me sakrifica të luftës. Ky realitet e ka rritur me ndjenja të forta të përgjegjësisë, përkushtimit e dashurisë për vendin.

Të rinjtë profesionistë si Pajtime Berisha janë vlerë e shtuar e listës sonë dhe simbol i përkushtimit që PDK ka për të rinjtë.

Na priftë e mbara!

Petrit E. Hajdari

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni të…