Petrit Selimi: Osmani po e përfundon mandatin siç e filloi, figurë e zbehtë politike
20 nëntor 2025
| 16:30
Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e mbyll mandatin e saj si e para e shtetit ashtu siç e kishte filluar.
Selimi e ka quajtur Osmanin një figurë nën hijen politike të Albin Kurtit, pa rezultate reale dhe me një rekord të politikave për interesa personale.
“ Presidentja në largim Osmani e përfundon mandatin e saj ashtu siç e filloi: një figurë e zbehtë politike e lënë në hije nga vendimmarrësi i vërtetë Albin Kurti, pa rezultate reale dhe me një rekord të politikave për interes personal., ndërsa Kosova përballet me krizën më të keqe të kostos së jetesës dhe izolimin e saj më të thellë në dekada”, ka shkruar Selimi në rrjetet sociale.



