Pezullimi i Messit, vendimi “tërbon” trajnerin e Inter Miamit

27 korrik 2025 | 17:20

Trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano, nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e MLS-së për të pezulluar Lionel Messin dhe Jordi Albën nga ndeshja kundër Cincinnati-t, për shkak se nuk morën pjesë në All-Star Game.

“Kam një mendim për atë që ndodhi, por nuk jam këtu për të kritikuar MLS-në ose për të ndryshuar rregullin. Ne nuk jemi përshtatur me atë që ndodhi. Përveç faktit që nuk pajtohem me vendimin, nuk pajtohem fare me të, por, epo… ne u përshtatëm”, tha Mascherano.

Mascherano shtoi: “Tani kam një pyetje: çfarë do të kishte ndodhur nëse ndeshja e sotme (sonte, red.) do të kishte qenë një ndeshje jashtë fushe? A do ta kishin penguar Leon të luante edhe ai? Sepse për të mbushur stadiumet dhe për të fituar para, askush nuk ankohet, apo jo?”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën ditët e…