Picula: Serbia nuk po bën përparim drejt BE-së

14 maj 2025 | 09:06

Shkuarja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Moskë ndodhi në një kohë kur nuk duhej të kishte ndodhur.

Kështu tha raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë, Tonino Picula, duke vlerësuar se Serbia nuk është ndër vendet që po përparojnë drejt Bashkimit Evropian.

Duke komentuar vizitën e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa në Beograd, Picula tha se ishte mirë që ai e filloi turneun rajonal në Beograd sepse ka “shumë tema që duhen diskutuar”.

“Shkuarja e Vuçiqit në Moskë nuk është një ngjarje dytësore, ndodhi në një kohë kur nuk duhej të kishte ndodhur, kur politika e zgjerimit ka kuptim për disa vende dhe ato po përparojnë, por për fat të keq, Serbia nuk është midis tyre”, tha Picula, transmeton Klankosova.tv.

Ai vlerësoi se parada në Moskë nuk u organizua vetëm me qëllimin për të shënuar fitoren ndaj fashizmit, “por për të shqyrtuar në të vërtetë shkallën në të cilën vetë Putini gëzon mbështetjen e disa liderëve botërorë”.

Picula beson se ekspozimi i Vuçiqit ndaj kritikave nga Brukseli është “më se i qartë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurovizion 2025 ka hyrë në fazën e saj më emocionuese,…