Piraj: Rikthimi i Presidentes Osmani në politikë do ta ndryshonte lojën dhe përqindjet elektorale

15 janar 2026 | 18:51

Biznesmeni i njohur kosovar dhe pronari i kompanisë MEKA – Halal, Burim Piraj, ka deklaruar se një rikthim i Presidentes Vjosa Osmani në politikë aktive gjatë muajit mars do të sillte ndryshime të mëdha në skenën politike dhe në përqindjet elektorale.

Sipas Pirajt, Presidentja Osmani gëzon një përkrahje të konsiderueshme jo vetëm në mesin e qytetarëve të Kosovës, por edhe më gjerë. Ai thekson se personalisht e mbështet pa asnjë rezervë një mandat të ri pesëvjeçar të saj në krye të shtetit, duke vlerësuar përfaqësimin dinjitoz që ajo i ka bërë Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Ne kemi nevojë për një përfaqësim të denjë në botë, ashtu siç di ta bëjë Presidentja Osmani,” është shprehur Piraj.

Ai ka veçuar gjithashtu paraqitjet e Presidentes në arenën ndërkombëtare, duke thënë se me mençurinë dhe sharmin e saj ajo ka arritur t’i lërë në hije liderë të tjerë rajonalë, përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Sipas Pirajt, Vuçiq ka pasur dukshëm më pak ftesa për vizita zyrtare krahasuar me Presidenten Osmani.

Piraj shton se në çdo paraqitje në Kombet e Bashkuara, Presidentja Osmani ka dhënë përgjigje të fuqishme morale dhe etike, duke e ngritur lart luftën çlirimtare të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Burim Piraj njihet gjithashtu si një nga shtytësit kryesorë të nxitjes së qytetarëve për konsumimin e produkteve vendore, duke qenë një figurë e zëshme në mbështetje të ekonomisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion në komunën…