Pirlo: Kisha oferta nga Seria A dhe Premier Liga

31 korrik 2020 | 20:04

Trajneri i ri i Juventusit U-23, Andrea Pirlo ka zbuluar se ka patur oferta nga Seria A dhe Premier Liga, por ky ishte vendi i duhur për të filluar karrierën e tij të trajningut. Ish-mesfushori ka vendosur ti përkushtohet profesionit të trajnerit dhe puna e tij e parë do jetë drejtimi i Juventusit B që militon në Serinë C.

“Jam i lumtur të filloj karrierën e trajnerit dhe shpresoj të përjetoj emocionet që përjetova edhe si lojtar”, ka thënë 41-vjeçari në konferencën për shtyp.

“Mezi pres të filloj.Jam shumë i lumtur që jam kthyer tek Juventusi. Unë kisha oferta edhe nga Seria A dhe Premier Liga, por mendova se Juventusi do ishte vendi i duhur për të filluar këtë profesion. Fillova të studioja që kur lashë futbollin e luajtur, çka më shtoi dëshirën dhe kuriozitetin të mësoja më shumë.Ka shumë trajnerë në karrierën time që më kanë dhënë shumë si Karlo Ançeloti, Marçelo Lipi apo Maksimilano Alegri.Gjithsesi çdo trajner ka mënyrën e tij dhe unë kam idetë e mia në mendje me topin në këmbë dhe në kërkim të fitores. Unë urreja disa gjëra kur isha futbollist dhe nuk dua ti shikoj më. Nuk është çështja tek skemat por tek karakteristikat e lojtarëve. Më pëlqen stili i Sarrit. Dua të krijoj një raport me Sarrin dhe të ndihmoj lojtarët e rinj të përmirësohen dhe të bëjnë kalimin tek skuadra e parë”, ka shtuar Pirlo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka njoftuar të premten se ka arritur marrëveshje…