Plagosen tre persona në një lokal në Deçan

13 janar 2026 | 08:38

Në orët e para të mëngjesit të së martës, tre persona kanë mbetur të plagosur në një lokal në Deçan.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Ata janë dërguar në QMF, pastaj në Emergjencën e Spitalit të Pejës”, tha Gashi.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, tha Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministres…