Plagoset me armë zjarri një person në Gjilan

08 mars 2021 | 11:44

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje në orën 18:35, në fshatin Shillovë në Gjilan, është raportuar se një person është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nuk është raportuar për të arrestuar.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitet policore kane dalë në vendi e ngjarës ku kanë gjetur dhe konfiskuar një predhë dhe një gëzhojë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 94:84…